Termat dhe Kushtet
Prishtina Jet L.L.C.
Rruga: Luan Haradinaj nr.13/9-1
10000 Prishtinë, KOSOVË
Numri unik
identifikuesi i biznesit : 811418749
Juridiksioni
i kushteve të përgjithshme të operimit të biznesit
Shërbimet e transportit ajror të pasagjerëve të Prishtina Jet L.L.C.,
më tutje Prishtina Jet, rezultojnë vetëm në bazë të kushteve të
përgjithshme të operimit biznesit si në vijim. Raste të veqanta të
përjashtimeve nga këto kushte të operimit të biznesit janë të vlefshme, atëherë
dhe vetëm atëherë kur janë bërë si marrëveshje me shkrim dhe janë aprovuar dhe
nënshkruar nga ne me shkrim.
Sistemi
online i rezervimit, oferta dhe lidhja e kontratës me Prishtina Jet
Në sistemin online të rezervimit në webfaqen tonë www.prishtinajet.com janë të paraqitura ofertat për shërbimet tona që paraqesin
kërkesë të detyrueshme për klientin. Me regjistrimin në formularin online për
rezervim, klienti lidhet detyrimisht gjatë përmbylljes së një kontrate për
transport me kushtet valide të aplikueshme për shërbimet e transportit ajror të
Prishtina Jet. Me pranimin nga ana e Prishtina Jet-it, realizohet lidhja e
kësaj kontrate për shërbimet për transportim. Prishtina Jet konfirmon realizmin
e rezervimit kur e dërgon konfirmimin e rezervimit nëpërmjet një e-maili ose me
debitimin e kredit-kartelës tuaj.
Çmimet dhe
kushtet e pagesës
Në sistemin online të rezervimit në webfaqen tonë www.prishtinajet.com janë të paraqitura çmimet shërbimeve të transportit dhe në
momentin e rezervimit vlejnë çmimet, të cilat kanë qenë të publikuara në
webfaqen www.prishtinajet.com dhe
janë konfirmuar gjatë rezervimit. Pagesa realizohet vetëm nëpërmes një
kredit-kartele të pranuar nga Prishtina Jet apo transferi bankar në llogarinë e
Prishtina Jet. Pas pranimit të konfirmimit të rezervimit, i gjithë çmimi i
biletës duhet të paguhet, gjë që ndodh dhe me këtë debitohet kredit-kartela e
dhënë ose realizohet transferi bankar në llogarinë e Prishtina Jet. Nëse banka
ose instituti i kredit-kartelave e refuzon pagesën, Prishtina Jet është e
autorizuar që ta ndërpresë menjëherë kontratën dhe që ta anulojë rezervimin. Me
këtë rast për secilin pasagjer ngrihet pagesa në vlerë prej 25.00 EUR, si
pagesë-shpenzim që krijohet me përpunimin e rastit.
Çmimet për fëmijë
Fëmijët deri në
2 vjeç (pa të drejtë kërkese për ulëse) dhe fëmijët deri në moshën 12-vjeçare
paguajnë një çmim më të lirë. Mosha e fëmijës që mirret parasysh është mosha gjatë
nisjes. Prishtina Jet e ka të drejtën që para nisjes ta kontrollojë moshën e
fëmijës dhe ta ngrejë tarifën përkatëse.
Garantimi
për konfidencialitet dhe privatësi
Prishtina Jet garanton konfidencialitet dhe privatësi të plotë
për të gjitha të dhënat e pranuara nga klienti dhe bënë përdorimin e tyre vetëm
për nevoja të mbrendshme të realizimit të operimit të biznesit.
Dokumentet e
udhëtimit
Pasagjeri i Prishtina Jet nëpërmjet e-mailit pranon konfirmimin
e rezervimit që është njëkohësisht edhe biletë udhëtimi. Pasagjeri pa dokumente
valide për udhëtim, nuk është i pranueshëm në udhëtim. Të dhënat personale të
pasagjerit të dhëna në sistem gjatë rezervimit që janë dhe në
biletat e aeroplanit, në rastin kur para nisjes shihet se shënimet dhe/ose emri
nuk janë të njëjta me të dhënat personale të pasagjerit të dhëna gjatë
rezervimit, nuk mund të pranohen si dokumente valide të udhëtimit. Pasagjerët
me ndryshime të bëra në biletat e fluturimit/numrat e rezervimit përjashtohen
nga fluturimi. Në këto raste për këta pasagjer vlen çmimi i tërësishëm i
biletës. Për ridhënien e biletave, të cilat kanë humbur apo për raste të tjera,
të cilat shkaktohen pa ndikimin e Prishtina Jet -it, ne e ngremë një shumë për
përpunim të rastit në vlerë prej 25.00 EUR për çdo biletë fluturimi. Secili
pasagjer duhet që të jetë i kujdesshëm për përmbushjen dhe zbatimin e
rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer
e mban përgjegjësinë për vete. Prishtina Jet është e autorizuar që pasagjerit
t’ia llogarisë dhe t’ia vërë në faturë çdo shpenzim eventual, që krijohet si
pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
Konfirmimi i
udhëtimit kthyes
Secili pasagjer i Prishtina Jet duhet që ta konfirmojë udhëtimin
e tij kthyes të planifikuar deri në 48 orë para kohës së fluturimit, nëpërmjet
kontakteve të Prishtina Jet që gjenden në biletë. Nëse nuk e konfirmoni
udhëtimin kthyes dhe ai udhëtim ju humb, atëherë shuhet e drejta për fluturim.
Bagazhi
Për secilin
pasagjer me biletën e paguar i është i lejuar bagazhi derin në 20 kg.Për
biletat për foshnje nuk është i lejuar asnjë bagazh. Bagazhin e pashfrytëzuar
të pasagjerëve nuk lejohet që ta bartni tek pasagjerët tjerë. Vetëm në rastet
kur pasagjerët që kanë rezervuar njëkohësisht bashkë, mund t’i vendosin
bashkërisht limitet e tyre të lejuara për bagazh. Bagazhi me mbipeshën e lejuar
deri në 20 kg. mund të transportohet pas kryerjes së pagesës së paraparë, sipas
tarifave për bagazh me mbipeshë. Marrja me vete e mbipeshës nuk mund të
garantohet.
Koha për
regjistrim (check-in)
Tek sporteli përkatës për regjistrimin e pasagjerëve Check-in,
Prishtina Jet i sygjeron pasagjerët që të paraqiten më së voni 140 minuta para
nisjes.
Regjistrimi i pasagjerëve
Checj-in mbyllet 40 minuta para nisjes së aeroplanit. Prishtina Jet nuk mban
përgjegjësi për paraqitje të mëvonshme. Pasagjeri është vetë përgjegjës për
arritjen me kohë të aeroplanit, për fluturimet tjera lidhëse dhe shërbimet me pagesë
që marrin/presin udhëtarët.
Ndryshimet,
Ndërrim-rezervimi dhe Anulimet
Ndryshimet, Ndërrim-rezervimet dhe ndërrimet e emrave mund të
bëhen sipas disponueshmëris dhe pas pagesës së një shume të caktuar për
ndryshim apo ndërrim-rezervim, gjegjësisht për anulim dhe ato mund të bëhen me
shkrim përmes e-mailit, si dhe me gojë, me dhënien e numrit të rezervimit para
ditës së fluturimit, gjatë orarit të punës në numrat e telefonit apo tek adresa
që gjendet në faturë/konfirmimin e rezervimit.
Në rast të “Force Majeure” Anulimet
e fluturimit bëhen të mundura, dhe pasagjerëve në ato raste ne do t’iu japim Voucher
për fluturim tjetër, kur kushtet e “Force Majeure” të mos jenë më në fuqi dhe
të krijohen kushte për fluturimet me Prishtina Jet.
Për rastet e mosparaqitjes në
udhëtim “No Show” llogaritet vlera e plotë e çmimit të biletës.
Pagesat që aplikohen për ndërrim-rezervimet:
Për rastet e kërkesës për ndërrim date të rezervimit aplikohet shuma prej 50.00
EUR. Në këto raste të ndërrim date të rezervimit përveç 50 EUR për ndërrim date
aplikohet edhe tarifa e biletës për kohën të cilën e bëni rezervimin.
Kërkesat për ndërrimet e emrave pasi të ketë kaluar koha dhe dita e fluturimit
nuk pranohen.
Tjetërsimi
Tjetërsimet e kërkesave kundër Prishtina Jet janë të
paefektshme.
Reklamimet
Reklamimet mund të bëhen në mënyrë të shkruar menjëherë pas
përfundimit të fluturimit tek adresa në vijim:
Prishtina Jet L.L.C.
Rruga: Luan Haradinaj nr.13/9-1
10000 Prishtinë , KOSOVË
ose në e-mail adresen [email protected]
Arbitrazhi
Vendi i arbitrazhit është Qendra e Arbitrazhit pranë Odës
Ekonomike Amerikane në Kosovë në Prishtinë.
Klauzola
salvatoriane
Në qoftë se klauzola të veçanta të rregulloreve të dala janë tërësisht apo
pjesërisht të paefektshme, atëherë validiteti i rregulloreve të tjera mbetet i
paprekur nga kjo. Rregullorja e paefektshme zëvendësohet me një rregullore, e
cila për nga qëllimi dhe kuptimi i rregullores së paefektshme është më e
përafërt juridikisht dhe ekonomikisht.
Validiteti
Këto kushte janë valide dhe të zbatueshme prej datës 20.05.2020
Copyright © PrishtinaJet, 2020